Kalo te përmbajtja

Shtëpi të dëmtuara nga tajfuni Shanshan, në Mijazaki, Japoni

5 SHTATOR 2024
JAPONI

Tajfuni Shanshan shkakton dëme të mëdha në Japoni

Tajfuni Shanshan shkakton dëme të mëdha në Japoni

Më 29 gusht 2024, tajfuni Shanshan goditi Prefekturën e Kagoshimës, Japoni, me erëra që shkonin afro 160 kilometra në orë. Disa zona të rajoneve të Kantos, Kiushusë dhe Tokajit arritën një rekord në intensitetin e shiut: më shumë se 40 centimetra shi për vetëm 48 orë. Këto reshje të furishme shkaktuan rrëshqitje dheu e përmbytje që dëmtuan rrugë e ndërtesa. Më shumë se 120 veta u lënduan dhe 8 humbën jetën.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën

  • 3 lajmëtarë janë lënduar

  • 245 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla

  • 8 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla

  • Për shkak të tajfunit, është dashur të ndryshohej data e disa kongreseve rajonale në zonat e prekura

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike të prekurve nga kjo katastrofë

Ndonëse katastrofa të tilla natyrore na trishtojnë dhe lëndojnë, gjejmë forcë te ‘ndihmësi dhe ngushëlluesi ynë’, Perëndia Jehova.—Psalmi 86:17.