20 KORRIK 2017
JAPONI
Shira të rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Kiushu, Japoni
Më 5 korrik 2017, pas tajfunit Nanmadol që goditi jugun e Japonisë, ranë shira si asnjëherë tjetër në Kiushu, ishulli i tretë më i madh në vend, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Si pasojë, autoritetet urdhëruan evakuimin e mbi 430.000 vetave që jetojnë në zonat e prekura. Për 12 orë ra më tepër se 50 centimetra shi. Sipas raportimeve më të fundit, nga përmbytjet kanë humbur jetën 34 persona. Ndër zonat më të prekura ishte prefektura e Fukuokës, në pjesën veriore të Kiushusë.
Ndër Dëshmitarët e Jehovait nuk kishte viktima ose të plagosur rëndë, ama shtëpitë e disave u dëmtuan nga përmbytjet. Kongregacionet vendëse të Dëshmitarëve të Jehovait po i ndihmojnë bashkëbesimtarët për t’u siguruar gjërat e nevojshme.
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Japoni: Içiki Macunaga, +81-46-233-0005