Kalo te përmbajtja

12 KORRIK 2018
JAPONI

Përmbytjet shkatërrojnë Japoninë Perëndimore

Përmbytjet shkatërrojnë Japoninë Perëndimore

Në Japoninë Perëndimore, të paktën 169 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 255.000 shtëpi janë pa ujë të pijshëm për shkak të përmbytjeve shkatërrimtare dhe të rrëshqitjeve të dheut që kanë ardhur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

Asnjë Dëshmitar i Jehovait nuk ka humbur jetën në këtë katastrofë natyrore, megjithatë 200 prej tyre janë evakuar dhe 1 motër është dëmtuar. Motra e dëmtuar ka marrë ndihmë mjekësore pranë një spitali dhe është duke u përmirësuar. Të paktën 103 shtëpi të vëllezërve kanë pësuar dëme dhe 1 shtëpi është shkatërruar tërësisht. Po ashtu janë dëmtuar 11 Salla Mbretërie dhe 1 Sallë Asamblesh.

Janë formuar 4 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për t’u dhënë vëllezërve e motrave të prekur ngushëllim dhe inkurajim nga Shkrimet, si dhe ndihmë praktike të menjëhershme, ku përfshihet furnizimi me ushqim, veshje dhe ujë të pastër. Këto komitete do të organizojnë edhe punën për ndihmën më afatgjatë, si pastrimin, dezinfektimin dhe riparimin e shtëpive të dëmtuara të vëllezërve.

Lutemi për vëllezërit e motrat tona në Japoni që janë prekur nga kjo katastrofë, teksa presim me padurim kohën kur Jezui do ta përdorë fuqinë e tij për të zhdukur një herë e mirë çdo katastrofë.—Mateu 8:26, 27.