Kalo te përmbajtja

9 DHJETOR 2016
KALEDONIA E RE

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Kaledoninë e Re

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Kaledoninë e Re

Duke filluar nga 21 nëntori bregu lindor i Kaledonisë së Re është përfshirë nga shira të rrëmbyer të paparë ndonjëherë. Thuhet se vetëm në 12 orë kanë rënë më tepër se 400 milimetra shi. Shirat sollën përmbytje dhe rrëshqitje dheu masive që shkaktuan vdekjen e pesë vetave. Tre të tjerë raportohen të humbur dhe gjashtë janë plagosur.

Nga pesë viktimat e konfirmuara, dy ishin Dëshmitarë të Jehovait. Dy fëmijët e tyre të rritur janë mes atyre që janë shpallur të humbur.

Ditën pas katastrofës vendin e vizituan dy përfaqësues të zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Kaledoninë e Re, për t’u dhënë mbështetje emocionale dhe ndihmë. Mbi 40 Dëshmitarë vendës dolën vullnetarë për pastrimin e shtëpive të përmbytura të bashkëbesimtarëve.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait po koordinon ndihmat për këtë rast nga selia e tyre botërore në Nju-Jork dhe po përdor fonde të dhuruara për veprën e tyre mbarëbotërore të predikimit.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Kaledonia e Re: Jean-Pierre Francine, +687-43-75-00