Kalo te përmbajtja

5 GUSHT 2019
KAMERUN

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën basa në Kamerun

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën basa në Kamerun

Më 2 gusht 2019, në një kongres rajonal në Dualë, Kamerun, Dëshmitarët e Jehovait prezantuan Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën basa. U deshën 18 muaj për të përfunduar përkthimin. Kjo është hera e parë që Dëshmitarët e Jehovait kanë përkthyer Biblën në një gjuhë indigjene të Kamerunit.

Vëlla Pitër Kaningu, anëtar i Komitetit të Degës në Kamerun, prezantoi Biblën ditën e parë të kongresit rajonal në Sallën e Asambleve, në qytetin e Logbesut, para një auditori prej 2.015 vetave.

Më përpara, i vetmi përkthim i Biblës në gjuhën basa kushtonte shumë dhe mezi kuptohej. Një përkthyes që mori pjesë në këtë projekt përkthimi, shpjegon: «Ky përkthim i ri do të ndihmojë lajmëtarët të kuptojnë më lehtë Biblën e për pasojë do të lidhen më ngushtë me Jehovain dhe me organizatën e tij.»

Në Kamerun rreth 300.000 veta flasin gjuhën basa dhe në territorin e kësaj dege shërbejnë 1.909 lajmëtarë që flasin këtë gjuhë.

Jemi të sigurt se ky përkthim i saktë dhe i lehtë për t’u kuptuar do të ndihmojë lexuesit të shikojnë që «fjala e Perëndisë është e gjallë».—Hebrenjve 4:12.