15 GUSHT 2022
KAMERUN
Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën bulu
Më 6 gusht 2022, vëllai Xhills Mba, anëtar i Komitetit të Degës të Kamerunit, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën bulu gjatë një programi të regjistruar më parë. Lajmëtarët patën mundësi ta ndiqnin programin online dhe të merrnin Biblën në formatin elektronik. Biblat e shtypura janë planifikuar të vihen në dispozicion më 2023.
Megjithëse në këtë gjuhë ka disa përkthime të tjera të Biblës, ato janë goxha të kushtueshme. Disa përdorin gjuhë të vjetër dhe kanë hequr emrin e Perëndisë. Për më tepër nuk i përkthejnë saktë mjaft pjesë nga teksti origjinal i Biblës. Për shembull, disa përkthime në gjuhën bulu e përkthejnë shprehjen «Mbretëria e Perëndisë», si «Fisi i Perëndisë», «Klani i Perëndisë» ose «Vendi i Perëndisë». Kurse Shkrimet e Krishtere Greke përdorin fjalën «Mbretëri», ndaj tani lajmëtarët do ta kenë goxha më të kollajtë të shpjegojnë se Mbretëria e Perëndisë është një qeveri e themeluar nga Jehovai.
Një pjesëtar i skuadrës së përkthimit komentoi: «Me këtë përkthim të Biblës, jemi të sigurt se ajo që po u mësojmë të tjerëve, është e vërtetë dhe e besueshme.»
Jemi të bindur se Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën bulu do të jenë një mjet i dobishëm për vëllezërit e motrat që të vazhdojnë të ndihmojnë «ata që e kuptojnë se kanë nevojë për Perëndinë».—Mateu 5:3.