Kalo te përmbajtja

Në këtë pamje ajrore të kantierit të ndërtimit, djathtas lart duket godina e zyrave, ndërsa më poshtë tregohen 4 godinat e banimit

22 MARS 2019
KAMERUN

Puna për degën e re të Kamerunit ecën përpara

Puna për degën e re të Kamerunit ecën përpara

Ndërtimi i degës së re në Kamerun ka nisur që në vitin e kaluar. Siç shihet në foton sipër, katër godinat e banimit dhe godina e zyrave janë pjesërisht të ndërtuara. Kapaciteti i godinave të banimit do të jetë 60 persona dhe godina e zyrave do të ketë 71 ambiente pune. Mendohet që kompleksi të jetë gati rreth fundit të dhejtorit të 2019-s. Më poshtë, albumi me foto tregon zhvillimin e punimeve në këtë degë.

Paraqitje kompjuterike e kompleksit të propozuar të degës

 

Korrik 2018: në godinën e banimit 3, u vendos shtresa e parë e blloqeve të betonit

Gusht 2018: përgjatë gjithë perimetrit të godinës do të ndërtohet një mur

Shtator 2018: kanë përfunduar muret me blloqe betoni për katin e parë të godinës së banimit 4

Tetor 2018: një pamje e asaj që do të jetë hyrja kryesore për në recepsionin e godinës së zyrave

Dhjetor 2018: në godinën e banimit 2 dhe 3 u instalua struktura prej çeliku e çatisë