Kalo te përmbajtja

Një makinë policie bllokon kalimin në një urë të përmbytur në Sent-Mari-dë-Bous, Kuebek

17 MAJ 2019
KANADA

Përmbytje të mëdha në Kanada

Përmbytje të mëdha në Kanada

Për shkak të përmbytjeve janë shpërngulur nga shtëpitë mijëra njerëz në provincat e Nju-Brunsuikut, të Ontarios dhe të Kuebekut. Vetëm në provincën e Kuebekut janë evakuar rreth 9.000 veta.

Dega në Kanada raporton se në Kuebek janë dëmtuar 44 shtëpi të vëllezërve. Edhe pse provincat e Nju-Brunsuikut dhe të Ontarios janë ende të përmbytura, akoma nuk është raportuar ndonjë dëm.

Mbikëqyrësit qarkorë në zonat e prekura në Kuebek bashkë me pleqtë vendas po u japin zemër lajmëtarëve. Gjithashtu, një përfaqësues dege vizitoi vëllezërit që jetojnë në zonat më të prekura nga përmbytjet, që t’i inkurajonte. Ndërkohë në Bous vëllezërit kanë mbaruar fazën e parë të pastrimit dhe kanë hequr baltën nga 20 shtëpi të Dëshmitarëve. Në Sent-Mart-syr-lë-Lak u krijua një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të ndihmuar lajmëtarët, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë.

Lutemi që vëllezërit e prekur nga përmbytjet të vazhdojnë të mbështeten te Jehovai, i cili është ‘forca dhe fuqia e tyre’.—Dalja 15:2.