Kalo te përmbajtja

Çifti Mudaheranua, që janë edhe pionierë, shkojnë në punë

6 PRILL 2020
KANADA

Paqe në kohë paniku

Paqe në kohë paniku

Vëlla Zhon-Ivs Mudaheranua dhe e shoqja, Vashti, janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit në Montreal, Kanada. Vëllai është i specializuar për terapi respiratore dhe punon në spital. Ndërsa gruaja e tij është infermiere në një qendër trajtimi për të prekurit nga COVID-19. Gjatë kësaj periudhe sfilitëse emocionalisht, ata po marrin forcë nga Jehovai që ka premtuar se shërbëtorët e tij do të jenë të gëzuar.—Isaia 65:14.

Vëlla Mudaheranua shprehet: «Shumë prej kolegëve s’i kam parë ndonjëherë kaq të frikësuar.» Ndërsa gruaja e tij pohon: «Studimi personal na ndihmon jashtë mase. Mendojmë për shenjat e ditëve të fundit dhe i kujtojmë vetes se Jehovai është me ne dhe se s’do të na braktisë. Edhe lutjet janë tepër të rëndësishme. Para se të shkoj në punë, lutem dhe më pushton paqja.»

Çifti Mudaheranua merr pjesë në një mbledhje kongregacioni

Vëllai vazhdon: «Jam nga Ruanda dhe kam jetuar në kohën e gjenocidit. Ngaqë në Kanada nuk kemi provuar ndonjëherë gjëra kaq të tmerrshme, mund të harrojmë kollaj se po jetojmë në ditët e fundit. Më duhet ta pranoj se dita e Jehovait s’më dukej gjithmonë kaq afër. Kjo pandemi më ka bindur edhe më shumë se po jetojmë vërtet në ditët e fundit dhe më ka forcuar besimin te Bibla dhe te profecitë e saj.»

Populli i Jehovait anembanë botës është po aq i bindur sa çifti Mudaheranua për ditët e fundit dhe ka paqe gjatë kësaj krize.—Isaia 48:18.