26 KORRIK 2019
KANADA
Toronto, Kanada—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
Datat: 19-21 korrik 2019
Vendi: Exhibition Place në Toronto, Ontario, Kanada
Gjuhët: angleze, portugeze, spanjolle
Maksimumi i të pranishmëve: 46.183
Numri i të pagëzuarve: 317
Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 5.000
Degët e ftuara: Amerika Qendrore, Brazil, Britani, Filipine, Finlandë, Indi, Japoni, Kore, Shtetet e Bashkuara, Ukrainë
Komente pozitive: Laura Përdi, menaxhere e shitjeve dhe e eventeve në Exhibition Place, thotë: «Komiteti i Kongresit [të Dëshmitarëve të Jehovait] e ka mbajtur fjalën për çdo gjë që lidhej me kongresin dhe u kujdes mirë për kompleksin tonë. Kemi folur edhe me menaxherë të komplekseve të tjera ku u mbajt kongresi, dhe të gjithë na thanë të njëjtën gjë.» Ajo vazhdon: «Atmosfera e kongresit ishte e ngrohtë dhe miqësore. Do të nxisja çdo organizator eventesh të mirëpresë Kongresin e Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin e vet.»
Vëllezër dhe motra në aeroportin e Torontos mirëpresin delegatët
Delegatë dhe lajmëtarë vendës shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit në predikim
Bethelitët luajnë muzikë për delegatët që vizituan degën e Kanadasë
Vëlla Xhefri Xheksoni, anëtar i Trupit Udhëheqës, teksa mban fjalimin e fundit të premten
Një nga 317 vëllezërit e motrat që u pagëzuan të shtunën
Vëllezër e motra mbajnë shënime gjatë programit
Misionarë dhe shërbëtorë të tjerë specialë në kohë të plotë dalin para auditorit mes duartrokitjeve për punën e tyre të shkëlqyer
5 motra vënë në skenë një emision radiofonik të viteve 20, të stacionit CKCX në Toronto, Kanada. Deri në vitin 1926 Studentët e Biblës (siç quheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait) kishin stacionet e tyre radiofonike në katër qytete kanadeze; radioja luajti një rol të rëndësishëm në historinë teokratike në Kanada
Në një nga shumë programet speciale për delegatët, një vëlla vendës drejton një grup fëmijësh që këndojnë