Kalo te përmbajtja

22 SHTATOR 2015
KANADA

Autoritetet në veriun e largët të Kanadasë falënderojnë Dëshmitarët e Jehovait për fushatën speciale të arsimimit biblik

Autoritetet në veriun e largët të Kanadasë falënderojnë Dëshmitarët e Jehovait për fushatën speciale të arsimimit biblik

TORONTO—Rreth 150 Dëshmitarë të Jehovait morën pjesë në një fushatë speciale arsimimi biblik të organizuar nga zyra e degës së Dëshmitarëve në Kanada në shtator dhe tetor 2014. U morën masa që të vizitoheshin 35 zona të thella anekënd vendit.

Në 35 zonat inuite (të treguara me të verdhë) ku shkuan Dëshmitarët, jetojnë mbi 32.000 banorë. Fushata u bë në dy territore e një provincë (të treguara me të gjelbër).

Dëshmitarët u organizuan në grupe dhe u caktuan të shkonin në qytete e fshatra që shtrihen nga Aklavik-u, Territoret Veriperëndimore në perëndim deri në Kangiqsualujjuaq, Kuebek, në lindje, një rajon me shtrirje 3.300 kilometra. Ata që shkuan në këtë fushatë në ndihmë të njerëzve, udhëtuan me shpenzimet e tyre, madje në disa raste bileta e avionit kushtoi disa mijëra dollarë për person.

Një nga qytezat ku arritën të shkonin Dëshmitarët ishte Paulatuk. Atje ka rreth 300 banorë dhe vendi ndodhet buzë Detit Bufort, në rajonin verior të Territoreve Veriperëndimore.

Para fushatës, Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait miratoi përkthimin e videos Pse ta studiosh Biblën? në gjuhën inuktitute. Këtë gjuhë inuite e flasin rreth 35.000 njerëz në Kanada dhe njihet si gjuhë zyrtare në Nunavut e në Territoret Veriperëndimore.

Znj. Velma Illasiak, drejtoreshë shkolle në Aklavik, u shpreh kështu për vizitën e Dëshmitarëve: «Nxënësve u pëlqyen shumë materialet që u treguat dhe i kujtojnë ende. . . . Po mendojmë të porositim dy vëllimet e librit Të rinjtë pyesin—Përgjigje praktike për çdo adoleshent në shkollë. . . . Ju falënderojmë për vizitën në shkollën dhe në zonën tonë!»

Pasi foli me Dëshmitarët dhe pa videon Pse ta studiosh Biblën?, z. Piter Iyaituk, kryetari i bashkisë së qytetit verior Ivujivik në Kuebek i shëtiti vizitorët për dy orë me makinën e tij. Ai i çoi edhe në aeroport ditën kur duhej të largoheshin e i falënderoi që shkuan atje.

Dejvid Krimori, Dëshmitar i Jehovait, i tregon videon Pse ta studiosh Biblën? z. Piter Iyaituk, kryetarit të bashkisë në Ivujivik.

Matthieu Rozon, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Kanada, thotë: «Dëshmitarët e Jehovait janë të lumtur t’u ofrojnë arsimim biblik falas të gjithë njerëzve. Ata që morën pjesë në këtë fushatë besojnë se ia vlejti mundi dhe koha.»

Gjatë asaj ekspedite dymujore, Dëshmitarët shpërndanë mbi 37.000 botime. Thuajse 600 veta kërkuan që Dëshmitarët të shkonin prapë për të vazhduar bisedat biblike.

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Kanada: Matthieu Rozon, tel. +905 873 4100

 

Aeroporti Kuujjuarapik, Kuebek

Një grup Dëshmitarësh arrijnë në Kuujjuarapik, qytet në lindje të Gjirit Hudson.

Salluit, Kuebek

Qyteza Salluit ndodhet në veri të Kuebekut dhe ka mbi 1.300 banorë.

Ivujivik, Kuebek

Edhe qyteza Ivujivik ndodhet në veri të Kuebekut dhe ka afro 400 banorë.

Ivujivik, Kuebek

Dejvid Krimori shëtit nëpër qytet me kryetarin e bashkisë, z. Piter Iyaituk.

Ivujivik, Kuebek

Një adoleshente inuite sheh videon Pse ta studiosh Biblën?

Paulatuk, Territoret Veriperëndimore

Disa shtëpi në një rrip toke që futet në Detin Bufort, që janë pjesë e qytezës me rreth 300 banorë.

Umiujaq, Kuebek

Një çift inuit ka ftuar në shtëpi Xhulien Pinardin, një Dëshmitar i Jehovait, që ka shkuar për të biseduar për Biblën. Qyteza ka thuajse 450 banorë.

Umiujaq, Kuebek

Banorë të kësaj qyteze në veri të Kuebekut ndalen për të bërë një fotografi me Roksanë Pinardin (djathtas), një nga Dëshmitarët që shkuan atje.

Puvirnituq, Kuebek

Në këtë fshat në Kuebekun verior jetojnë rreth 1.700 veta.