17 KORRIK 2013
KANADA
Shira të rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Albertë
Shtrëngatat e fuqishme që filluan më 19 qershor 2013 shkaktuan përmbytje të mëdha në provincën kanadeze të Albertës. Të paktën katër njerëz vdiqën si pasojë e përmbytjes dhe mbi 100.000 banorë u evakuan. Gjithsej 298 Dëshmitarë të Jehovait u evakuan fillimisht nga zona dhe një kongres i Dëshmitarëve që ishte programuar të zhvillohej në Saddledome, një zonë e madhe në Kalgari, Albertë, u desh të shtyhej. Në qytetin High River, ujërat e përmbytjes dëmtuan 58 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait dhe Salla e Mbretërisë pësoi dëmtime të rënda. Një komitet i ndihmës në rast katastrofash i përbërë nga pleq Dëshmitarë vendës mori masa për të ofruar ndihmë, ndërsa një përfaqësues nga zyra e degës në Kanada udhëtoi për në zonën e prekur që t’u jepte banorëve inkurajim nga Shkrimet e Shenjta.
Zëdhënësi për mediat:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000
Kanada: Mark Ruge, tel. +1 905 873 4100