26 JANAR 2017
KAZAKISTAN
Autoritetet në Kazakistan i ngrenë kurth Dëshmitarit dhe e burgosin me akuza të sajuara
Më 18 janar 2017 Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Kazakistanit arrestoi dhe burgosi Teimur Ahmedovin sepse u fliste të tjerëve për bindjet e tij fetare. Në periudhën maj-qershor 2016, shtatë burra e ftuan Teimurin në një apartament të marrë me qira, me pretekstin se ishin të interesuar për bindjet e Dëshmitarëve të Jehovait. Brenda vitit u takuan përsëri në shtëpinë e Teimurit. Pa dijeninë e tij, këta shtatë «studentë të Biblës» i filmuan fshehurazi bisedat.
Nga këto biseda fetare paqësore, Teimurin e akuzuan se «nxiste përçarje fetare» dhe se «shpallte që feja e tij ishte më e mira». Ai po mbahet në paraburgim për 60 ditë dhe, nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim me burg prej 5-10 vjetësh.
Teimuri, i cili është 60 vjeç, është i martuar dhe ka një problem të rëndë shëndetësor. Avokatët e tij presin që apeli për urdhrin e dënimit me paraburgim të dëgjohet gjatë javës së 23 janarit 2017.