Kalo te përmbajtja

9 SHKURT 2017
KAZAKISTAN

Gjykata e Kazakistanit lë në paraburgim Dëshmitarin

Gjykata e Kazakistanit lë në paraburgim Dëshmitarin

Më 30 janar 2017 Gjykata e Qytetit të Astanës hodhi poshtë kërkesën për të liruar nga paraburgimi Teimur Ahmedovin. Ai u arrestua më 18 janar sepse kishte folur me disa burra që u shtirën si të interesuar për bindjet fetare të Dëshmitarëve të Jehovait. Teimuri u akuzua se «nxiste përçarje fetare» dhe se «shpallte që feja e tij ishte më e mira». Gjykata nuk paraqiti ndonjë provë që tregonte se ai duhej mbajtur në burg.

Tani vendimi ka hyrë në fuqi dhe s’mund të apelohet më. Teimuri duhet të rrijë në paraburgim deri sa të mbarojë hetimi. Nëse gjykata e shpall fajtor, ai rrezikon 5-10 vjet burg.