11 PRILL 2018
KAZAKISTAN
Më 4 prill 2018, në Kazakistan u lirua nga burgu Teimur Ahmedovi
Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajevi, fali Teimur Ahmedovin, i cili u lirua nga burgu më 4 prill 2018. Më herët, më 27 mars 2018 autoritetet lejuan që vëlla Ahmedovi t’i nënshtrohej një trajtimi kirurgjikal urgjent në një spital në Alma-Atë, ku aktualisht po merr veten.
Vëllai Ahmedov, 61 vjeç, ishte burgosur që prej 18 janarit 2017, vetëm ngaqë praktikonte besimin e tij. Ai është i lumtur që më në fund u ribashkua me familjen.
Jemi shumë të kënaqur që Jehovai ‘i solli shpëtim’ shërbëtorit të tij besnik.—2 Samuelit 22:2.