4 SHTATOR 2019
KENIA
Dëshmitarët e Jehovait në Kenia prezantojnë Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën luo
Më 30 gusht 2019, në kongresin rajonal që u mbajt në Kisumu, Kenia, Dëshmitarët e Jehovait prezantuan Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën luo. Vëlla Remi Pringëlli, anëtar i Komitetit të Degës në Kenia, e prezantoi Biblën ditën e parë të kongresit. Programin e ndoqën 2.481 veta, duke përfshirë edhe ata që ishin në dy kongrese të tjera të cilat po mbaheshin njëkohësisht.
Për përkthimin u deshën rreth tre vjet. Një pjesëtar i skuadrës së përkthimit tha: «Kjo Bibël do të ndikojë jashtë mase te vëllezërit e motrat që e pritnin me padurim Përkthimin Bota e Re në gjuhën luo. Shumica e familjeve nëpër kongregacionet tona nuk kishin mundësi të blinin nga një Bibël për çdo pjesëtar, ndaj do të jetë një bekim që secili të ketë Biblën e vet. Ngaqë në këtë përkthim është përdorur një gjuhë që kuptohet lehtë, vëllezërve e motrave do t’u forcohet më shumë besimi kur të bëjnë studimin personal dhe familjar.»
Përkthimi Bota e Re ka dalë i plotë ose pjesërisht në 184 gjuhë, ku futen edhe 25 rishikime të plota, të bazuara në botimin e 2013-s. Jemi të sigurt se kjo Bibël do t’i ndihmojë gati 1.800 lajmëtarët që flasin gjuhën luo në territorin e degës së Kenias të lidhen edhe më ngushtë me Jehovain. Do t’i ndihmojë edhe t’u predikojnë me efektshmëri mbi 5 milionë vetave që flasin këtë gjuhë.—Mateu 24:14.