20 NËNTOR 2019
KENIA
Kushtohet një kompleks i ri për shkollat teokratike në Kenia
Më 9 nëntor 2019 u kushtua një kompleks i ri për shkollat teokratike në Eldoret, Kenia. Vëlla Bengt Olsoni, anëtar i Komitetit të Degës në Kenia, mbajti fjalimin e kushtimit para një grupi prej 1.199 vetash, ndër ta edhe rreth 500 shërbëtorë specialë në kohë të plotë që erdhën nga pjesë të ndryshme të vendit për këtë eveniment. Në këtë kompleks prej 433 metrash katrorë do të zhvillohen klasat e Shkollës për Ungjillëzuesit e Mbretërisë (SHUM) dhe të Shkollës për Mbikëqyrësit Qarkorë dhe Gratë e tyre. Pritet që aty të zhvillohen të paktën katër klasa SHUM-i çdo vit.
Ky kompleks përbëhet nga dy ndërtesa të rimodeluara që janë pronë e degës: një ish-shtëpi misionare ku tani gjendet lavanderia e shkollës, kuzhina e salla e ngrënies dhe një Sallë Mbretërie që është kthyer në klasë. Punimet nisën më 1 prill 2019 dhe pjesa më e madhe e tyre përfunduan më 9 shtator.
Duke folur për rëndësinë e shkollave, vëllai Olson pohon: «Territori në Afrikën Lindore ka një potencial të jashtëzakonshëm për rritje. Jemi të sigurt se stërvitja që do të ofrojnë shkollat, do t’i ndihmojë jashtë mase studentët të kujdesen për rritjen e ardhshme, teksa njerëzit vërshojnë drejt malit të Jehovait.»—Mikea 4:1.