Kalo te përmbajtja

14 TETOR 2013
KENIA

Të shtëna në një qendër tregtare në Kenia

Të shtëna në një qendër tregtare në Kenia

Të shtunën më 21 shtator 2013, njerëz të armatosur sulmuan një qendër tregtare në Najrobi, Kenia, duke vrarë të paktën 67 veta dhe duke plagosur të paktën 175 të tjerë. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait raporton se në kohën e sulmit në qendrën tregtare kishte disa Dëshmitarë të Jehovait, por ata arritën të largoheshin pa u lënduar. Josphat Makori, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Kenia, thotë: «Ky sulm i ka trishtuar të gjithë në komunitetin tonë. U shprehim ngushëllimet atyre që po vajtojnë nga kjo tragjedi. Në këtë periudhë të vështirë po përpiqemi në mënyrë të veçantë t’u japim njerëzve ngushëllim nga Shkrimet dhe ndihmë praktike.»

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Kenia: Josphat Makori, tel +254 20 387 3211