Kalo te përmbajtja

Rrugë të përmbytura në Donjihue (majtas) dhe në Linares (djathtas), Kili

6 KORRIK 2023
KILI

Dhjetëra mijë të prekur nga përmbytjet e mëdha në Kili

Dhjetëra mijë të prekur nga përmbytjet e mëdha në Kili

Nga data 22 deri më 25 qershor 2023, pjesa jugore dhe qendrore e Kilit u përfshi nga stuhi të fuqishme që sollën më tepër se 58 centimetra shi. Në zonat e përmbytura jetojnë afro 20.000 njerëz dhe janë dëmtuar ose shkatërruar mbi 5.000 shtëpi. Mijëra veta po shpërngulen ende nga shtëpitë e tyre. Nga kjo katastrofë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë raportuar të humbur 2 të tjerë.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk humbi jetën dhe as u lëndua

  • 212 lajmëtarë u shpërngulën

  • 13 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 38 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • Nuk u dëmtua asnjë Sallë Mbretërie ose godinë teokratike

Ndihma në rast katastrofash

  • Qindra vullnetarë po pastrojnë dhe po riparojnë shtëpitë e dëmtuara

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe po u sigurojnë ndihmë praktike të prekurve

  • Janë ngritur 2 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar dhënien e ndihmës

Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’i ngushëllojë e t’i forcojë vëllezërit e motrat në Kili ndërsa përballojnë këtë katastrofë.—2 Selanikasve 2:16, 17.