Kalo te përmbajtja

12 SHTATOR 2023
KILI

Përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në jug të Kilit

Përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në jug të Kilit

Nga 19 deri më 23 gusht 2023, jugu i Kilit u përball me stuhi të fuqishme e përmbytje masive. Mjerisht, kjo përmbytje preku shumë vëllezër e motra, të cilët tashmë kishin pësuar një përmbytjeje tjetër në qershor të 2023-shit. Raportet tregojnë se, në rajon, këto reshje të stinës ishin më intensivet e këtyre 10 viteve të fundit. Rritja e temperaturës së ujit në Oqeanin Paqësor, si dhe fenomeni i njohur El Ninjo, shkaktuan shumë më tepër reshje e përmbytje në mjaft vende. Janë dëmtuar ose shkatërruar afërsisht 25.000 shtëpi dhe të paktën 3 veta kanë vdekur.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Përmbytja dëmtoi shtëpinë e një vëllai që përdorej për të mbajtur mbledhjet

    Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është lënduar

  • 225 lajmëtarë janë shpërngulur

  • 13 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 38 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 3 Salla Mbretërie dhe shtëpia e një vëllai ku mbaheshin mbledhjet, pësuan dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Pleqtë vendës dhe mbikëqyrësit qarkorë po i inkurajojnë nga Shkrimet dhe po u sigurojnë ndihmë praktike të prekurve nga kjo katastrofë

  • Janë ngritur 2 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të mbikëqyrur punën për dhënien e ndihmës

Lutemi për vëllezërit e motrat e prekur nga përmbytjet në Kili dhe mezi presim kohën kur do të jetojmë nën Mbretërinë e Perëndisë, ku katastrofa të tilla nuk do të ndodhin më.—Isaia 32:18.