13 QERSHOR 2022
KILI
Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re botohen në gjuhën mapudungune
Më 5 qershor 2022, vëlla Xhejson Ridi, anëtar i Komitetit të Degës në Kili, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën mapudungune në formatin e shtypur dhe atë dixhital. Për të ndjekur programin drejtpërdrejt streaming, u ftuan të gjitha kongregacionet e gjuhës mapudungune në vend. Programin e ndoqën gati 800 veta.
Pjesa më e madhe e popullsisë mapuçe jeton në zonat qendrore dhe jugore të Kilit e të Argjentinës, ndërmjet Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Atlantik. Rajoni ka pyje kombëtare, vullkane aktive, vargmalin e Andeve dhe fusha të paana. Mapuçët janë mikpritës dhe i respektojnë thellësisht gjërat e shenjta.
Që nga viti 1901 ka pasur pjesë të Biblës në gjuhën mapudungune, kurse në vitin 1997 një shoqëri biblike botoi Shkrimet e Krishtere Greke. Mirëpo ishte i domosdoshëm një përkthim më i saktë. Për shembull, përkthimi i vitit 1997 përdor fjalën «kryq» për të përshkruar mjetin ku vdiq Jezui. Megjithatë, Përkthimi Bota e Re përdor fjalën mapudungune për «hu», që tregon se Jezui vdiq në një shtyllë të drejtë.
Është për t’u përmendur që ndërsa Përkthimi Bota e Re po prezantohej në format dixhital, kopjet e shtypura po i shpërndaheshin njëkohësisht çdo personi në auditor në 23 Sallat e Mbretërisë ku programi po transmetohej streaming. Vëlla Horhe Gonzalezi, anëtar i Komitetit të Degës në Kili, shpjegoi: «Mapuçët priren të mos u besojnë informacioneve fetare që paraqiten në format dixhital, si Fjala e Perëndisë. Ndaj presim që shumë veta të kenë interes për botimin e shtypur të Shkrimeve të Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën mapudungune.»
Lutemi që ky botim i Biblës të ndihmojë edhe më shumë njerëz nga «të gjitha kombet» të njohin Jehovain dhe ta adhurojnë.—Isaia 2:2.