Kalo te përmbajtja

Zjarre shkrumbuese në qytetin e Njipas në Rajonin e Njubles, Kili

17 SHKURT 2023
KILI

Zjarret shkrumbuese shkaktojnë dëme të mëdha në Kilin Qendror

Zjarret shkrumbuese shkaktojnë dëme të mëdha në Kilin Qendror

Për të dytën herë në më pak se 10 vjet, zjarret shkatërrimtare shkaktojnë dëme të mëdha në Kili. Që nga fillimi i shkurtit 2023, autoritetet kanë identifikuar mbi 300 zjarre aktive në gjithë vendin. Thuajse një e pesta e tyre nuk janë vënë ende nën kontroll. Zjarret kanë shkatërruar mbi 430.000 hektarë tokë në rajonet qendrore të Araukanias, Biobios dhe Njubles. Raportohen dëme në pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së vendit, ku përfshihen edhe autostrada e spitale. Të paktën 6.000 veta janë prekur nga zjarret dhe mbi 1500 shtëpi janë shkatërruar. Deri tani kanë vdekur 25 veta.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Shtëpia e shkatërruar e një motre në qytetin e Tomés, Rajoni i Biobios

    Nuk ka vdekur asnjë vëlla ose motër

  • 222 lajmëtarë janë detyruar të evakuohen; 76 nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre

  • 18 shtëpi janë shkatërruar

  • Nuk është dëmtuar asnjë Sallë Mbretërie

Ndihma në rast katastrofash

  • Pleqtë vendës dhe mbikëqyrësit qarkorë me dashuri po i inkurajojnë nga Shkrimet të prekurit nga kjo katastrofë

  • Është ngritur një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës

Në këto rrethana të vështira, vëllezërit e motrat mund të jenë të sigurt se Jehovai, që «na ngushëllon në të gjitha sprovat tona», është pranë tyre.—2 Korintasve 1:4.