Kalo te përmbajtja

2 MAJ 2014
KILI

Zjarr shkatërrimtar në Valparaíso, Kili

Zjarr shkatërrimtar në Valparaíso, Kili

PUENTE ALTO, Kili—Më 13 prill 2014 një zjarr shkatërrues i përkeqësuar nga erërat e forta të Paqësorit përpiu qytetin-port historik të Valparaísos në Kili. Flakët u morën jetën të paktën 15 vetave dhe plagosën 500 të tjerë. Rreth 2.900 shtëpi u shkatërruan tërësisht, dhe mbi 10.000 veta mbetën pa shtëpi.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Kili raporton se mes viktimave ishte edhe një Dëshmitar i moshuar. Përveç kësaj, 89 Dëshmitarë kanë humbur shtëpitë. Shumë prej tyre i kanë strehuar bashkëbesimtarët. Zyra e degës krijoi menjëherë një komitet ndihme në rast katastrofe që u siguron mbështetje të prekurve. Skuadra vullnetarësh të stërvitura tashmë kanë nisur punën për të pastruar vendin. Me të kaluar rreziku, do të fillojnë meremetimin e 28 shtëpive të Dëshmitarëve (që dihet deri tani) që u dëmtuan nga zjarri.

Jason D. Reed, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Kili, komenton: «Na pikoi në zemër kur dëgjuam për vuajtjet e të tjerëve për shkak të zjarrit shkatërrues. Vajtuam humbjen e bashkëbesimtarit tonë dhe lutemi pareshtur për ata që humbën miq a familjarë. Vazhdojmë të mbështetim të prekurit me ndihma dhe me çdo gjë tjetër që u nevojitet për të kapërcyer pasojat e kësaj traume.»

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Kili: Jason D. Reed, tel. +56 2 2428 2600