Kalo te përmbajtja

1 JANAR 2019
KIRGIZISTAN

Zhvillime pozitive ligjore në Osh, Kirgizistan

Zhvillime pozitive ligjore në Osh, Kirgizistan

Më 30 nëntor 2018, Ministria e Drejtësisë e Kirgizistanit regjistroi një zyrë të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin e Oshit, qyteti i dytë për nga madhësia.

Dëshmitarët e Jehovait janë regjistruar në shtetin e Kirgizistanit në vitin 1998. Por me hyrjen në fuqi të një ligji të ri për fenë në vitin 2008, autoritetet e qyteteve në jug të vendit, ku ndodhet edhe Oshi, nuk e njohin regjistrimin e vëllezërve. Si pasojë, në këto vende, shpesh mbledhjet dhe shërbimi publik i Dëshmitarëve të Jehovait janë konsideruar të paligjshme. Me raste, policia ka bastisur shtëpi private ose ambiente ku mblidheshin për të adhuruar, të cilat vëllezërit i kishin marrë me qira.

Gëzojmë, sepse ky zhvillim pozitiv do t’ua bëjë më të lehtë Dëshmitarëve në Kirgizistan që të mblidhen lirisht për të adhuruar dhe që të shpërndajnë paqësisht mesazhin e Biblës.—1 Timoteut 2:1-4.