12 PRILL 2022
KOLUMBI
100 vjet histori teokratike në Kolumbi
Viti 2022 shënon 100-vjetorin e Dëshmitarëve të Jehovait në Kolumbi. a
Më 1922, Heliodoro Hernandezi, një lexues i zellshëm i Biblës, i mori hua disa numra të revistës Kulla e Rojës një të afërmi që nuk ishte Dëshmitar i Jehovait. Shpejt, ai kuptoi se kishte gjetur të vërtetën dhe filloi t’u fliste edhe të tjerëve. Pasi predikoi për 2 vjet, takoi Huan Estupinjanin, i cili u bë shoku i tij i shërbimit. Të dy burrat u pagëzuan në vitin 1932.
Më vonë, Shoqata Watchtower u dërgoi vëllezërve Hernandez dhe Estupinjan një gramafon që punonte me bateri. Ata nisën të luanin fjalime të bazuara në Bibël, si «Demaskohet Triniteti» dhe «Fundi i Botës», për komunitetet që jetonin në malet e Andeve. Shpesh hasnin kundërshtim, meqë këto zona ishin nën ndikimin e Kishës Katolike.
Në vitin 1945 mbërritën misionarët e parë të Galadit. Një prej tyre, vëlla Olaf Olsoni, më vonë tha në jetëshkrimin e tij: «Këtu ka shumë dele të Jehovait dhe jemi mirënjohës që Ai na dërgoi ne t’i gjejmë e t’i ushqejmë.»
Për organizimin e mëtejshëm të veprës në Kolumbi u hap një zyrë dege e cila filloi punën më 1 maj 1946. Vëllai Artur Grin, shërbëtori i parë i degës, shkroi: «Falë frymës së fuqishme të Jehovait, adhurimi i vërtetë po hedh rrënjë në Kolumbi.»
Sot në Kolumbi ka rreth 190.000 Dëshmitarë të Jehovait që po e predikojnë me zell lajmin e mirë.
Kolumbia është e njohur për tokën pjellore dhe për gurët e çmuar. Megjithatë, bukuria e vërtetë qëndron te «thesaret», pra, te njerëzit që Jehovai po vazhdon të tërheqë në popullin e tij. Na gëzon zemra tek shohim si Jehovai vazhdon ta bekojë veprën e predikimit ‘që e mbush shtëpinë e tij me lavdi’.—Hageu 2:7.
a Në vitin 1931, Studentët e Biblës morën emrin Dëshmitarë të Jehovait.