29 GUSHT 2023
KOLUMBI
Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën uajunaiki
Më 18 gusht 2023, vëlla Xhakomo Mafei, anëtar i Komitetit të Degës në Kolumbi, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën uajunaiki gjatë Kongresit Rajonal «Prisni me durim!» në Majkao, La Guahira, Kolumbi. Në këtë event ishin të pranishëm 265 veta. Menjëherë u vu në dispozicion formati elektronik i botimit. Kurse formati i shtypur do të disponohet për kongregacionet në fillim të vitit 2024.
Gjuhën uajunaiki e flasin më se 700.000 njerëz, që njihen si popullsia uaju dhe që jetojnë kryesisht në rajonin e La Guahiras në Kolumbi dhe në shtetin e Sulias në veri të Venezuelës. Dëshmitarët e Jehovait filluan të përkthenin botime në gjuhën uajunaiki në vitin 1998. Zyra Rajonale e Përkthimit për këtë gjuhë ndodhet në Riohasha, kryeqyteti i La Guahiras. Rreth 445 lajmëtarë shërbejnë në 17 kongregacione dhe 4 grupe të gjuhës uajunaiki në Kolumbi dhe Venezuelë.
Duke shprehur mirënjohjen e tij për Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën uajunaiki, një vëlla tha: «Ky përkthim i saktë i Biblës në gjuhën uajunaiki është një dhuratë e mrekullueshme dhe e pamerituar nga Ati ynë qiellor!» Një vëlla tjetër shtoi: «Jam i sigurt se ky përkthim do t’i ndihmojë lexuesit ta forcojnë edhe më shumë miqësinë e tyre me Jehovain.»
Jemi të bindur se përkthimi i Biblës do të jetë burim kënaqësie të thellë për vëllezërit e motrat tona që flasin gjuhën uajunaiki dhe do të ndihmojë shumë të tjerë të plotësojnë nevojën e tyre për të njohur Perëndinë.—Mateu 5:3.