Kalo te përmbajtja

24 PRILL 2017
KOLUMBI

Rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në jug të Kolumbisë

Rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në jug të Kolumbisë

Të shtunën më 1 prill 2017, gjatë orëve të para të mëngjesit, tre lumenj dolën nga shtrati pranë qytetit të Mokoas, kryeqendra e provincës kolumbiane Putumajo. Ata shkaktuan rrëshqitje dheu shkatërrimtare prej të cilave humbën jetën qindra njerëz. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Kolumbi njoftoi se, mjerisht, dy Dëshmitarë humbën jetën dhe një tjetër raportohet i humbur. Gjithashtu, pesë familjeve të Dëshmitarëve iu shkatërruan shtëpitë. Dëshmitarët e Jehovait kanë filluar të ndihmojnë të prekurit nga katastrofa duke u siguruar ushqim, ujë të pijshëm, lëndë djegëse dhe strehim. Ndërsa Dëshmitarë që shërbejnë si pleq kongregacioni po japin inkurajim nga Bibla. Zyra e degës është duke mbikëqyrur situatën dhe duke mbështetur dhënien e ndihmës që po vazhdon.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Kolumbi: Uillson Torrezi, +57-1-8911530