Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Çoi Jong Uon, Baek Jong Hun dhe Kang Ra Jon përshëndetin familjarët para se të nisen që të kryejnë shërbimin alternativ civil

23 NËNTOR 2020
KOREJA E JUGUT

Moment historik: Në Korenë e Jugut nis shërbimi alternativ civil

Moment historik: Në Korenë e Jugut nis shërbimi alternativ civil

Për herë të parë në histori, qeveria e Koresë së Jugut po lejon shërbimin alternativ civil për ata që nuk pranojnë të kryejnë ushtrinë për shkak të ndërgjegjes. Më 26 tetor 2020, 63 vëllezër pranuan këtë formë shërbimi dhe nisën caktimin trevjeçar në një nga dy burgjet. Në këto caktime përfshihet shërbimi i ushqimit, blerjet, arsimimi, higjiena dhe kujdesi për shëndetin, si dhe mirëmbajtja. Sipas ligjit, vëllezërit nuk mund të largohen nga burgu për 2 muaj. Pas kësaj periudhe, ata do të lejohen të marrin pjesë në aktivitetet e tyre teokratike pas orarit të punës. Gjithsesi, në orën 9 të mbrëmjes duhet të kthehen prapë në caktim.

Kim Hun Su, një nga 63 vëllezërit, tha: «Edhe pse sistemi nuk i përmbush të gjitha standardet ndërkombëtare, vendosa ta pranoja këtë shërbim, sepse punët kanë natyrë civile dhe nuk kanë fare lidhje me ushtrinë.»

Jemi të bindur se vëllezërit tanë besnikë në Korenë e Jugut do të vazhdojnë ta nderojnë e t’i sjellin lavdi Jehovait me ‘veprat e tyre të shkëlqyera’.—Mateu 5:16.

 

Vëlla Park Je Huk përshëndet familjen para se të niset që të kryejë shërbimin alternativ civil

Vëlla Li Sang Jun bëhet gati të ndahet me familjen (majtas). Prindërit përqafojnë vëlla Kim Jong Hunin (djathtas)

Vëlla Jong Je Giom përqafon të atin, vëllanë Jong Jong Hon