Kalo te përmbajtja

Disa nga 65 vëllezërit që u liruan nga burgu pa kryer gjithë dënimin, pasi Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut vendosi se qëndrimi i tyre asnjanës nuk përbën krim

7 MARS 2019
KOREJA E JUGUT

Në Korenë e Jugut lirohen të gjithë Dëshmitarët e burgosur

Në Korenë e Jugut lirohen të gjithë Dëshmitarët e burgosur

Më 28 shkurt 2019, në Korenë e Jugut u lirua Dëshmitari i fundit i burgosur për hir të asnjanësisë. Të gjithë vëllezërit e liruar u shprehën se ndihen tejet mirënjohës për lirinë e fituar dhe të lumtur që i kanë qëndruar besnikë Perëndisë Jehova.

Në total, që nga vendimi historik i Gjykatës së Lartë më 1 nëntor 2018, kanë dalë nga burgu 65 vëllezër. Atë ditë Gjykata vendosi se refuzimi i shërbimit ushtarak për shkak të ndërgjegjes nuk përbën krim. Falë këtij vendimi, personat që refuzojnë ushtrinë për shkak të ndërgjegjes nuk do të burgosen, siç ka ndodhur 65 vitet e fundit.

Besimi dhe integriteti i vëllezërve koreanë na motivojnë ‘të tregojnë edhe më shumë guxim’ teksa i shërbejmë besnikërisht Mbretit dhe Mbretërisë së tij. (Filipianëve 1:14) Ndërkohë lutemi për vëllezërit në Eritre, Rusi, Singapor dhe në Turkmenistan, të cilët mbahen ende në burg.—Hebrenjve 10:34.