Kalo te përmbajtja

Vëllezër e motra që ndihmuan për rinovimin e Bethelit të Koresë

7 GUSHT 2023
KOREJA E JUGUT

Përfundon rinovimi i Bethelit të Koresë

Projekti 1-vjeçar i përgatit vullnetarët të ndihmojnë në veprën mbarëbotërore të ndërtimit

Përfundon rinovimi i Bethelit të Koresë

Më 30 prill 2023, përfundoi rinovimi i një ndërtese 30-vjeçare në degën e Koresë. U rinovuan salla e ngrënies dhe 62 dhoma. Objektivi ishte që të përmirësohej efiçenca e energjisë së ndërtesës, për ta bërë më të sigurt dhe më të rehatshme për familjen Bethel. Vullnetarët që ndihmuan në këtë projekt ishin gjithsej 170 vëllezër e motra, por 71 prej tyre nuk kishin marrë pjesë kurrë më parë në një projekt të tillë teokratik. Falë trajnimit që morën gjatë këtij rinovimi, 40 veta u kualifikuan për të ndihmuar në vende të tjera, në projekte teokratike ndërtimi.

Motrat kryejnë punë të ndryshme gjatë projektit të rinovimit

Motër Kim He-jen

Motër Kim He-jen komenton: «Falë stërvitjes së mirëorganizuar që mora në projektin e rinovimit të degës së Koresë, jam e kënaqur që tani, zanatet që kam mësuar, mund t’i përdor në projektin e ndërtimit në Indonezi.»

Vëlla Li Miong-Hun

Edhe vëlla Li Miong-Hun, që punoi për rinovimin e degës së Koresë, thotë: «Kam mësuar metoda praktike në këtë projekt. Caktimi ishte i vështirë, por udhëzimet e organizatës për sigurinë dhe stërvitja që mora, ma bënë shumë më të lehtë.» Tani, vëlla Li është duke ndihmuar në një projekt ndërtimi në Filipine.

Një dhomë e saporinovuar e degës së Koresë

Jemi të lumtur që rinovimi i degës së Koresë përfundoi. Kur sjellim ndër mend punën e palodhur të vullnetarëve në këtë projekt, përfshirë ata që tani po shërbejnë në një projekt tjetër teokratik, i falënderojmë për ‘veprën e tyre besnike dhe mundin e dashur’.—1 Selanikasve 1:3.