Kalo te përmbajtja

20 SHTATOR 2019
KOREJA E JUGUT

Seul, Koreja e Jugut—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!

Seul, Koreja e Jugut—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
  • Datat: 13-15 shtator 2019

  • Vendi: KINTEX (Korea International Exhibition Center) në Seul, Koreja e Jugut

  • Gjuhët: angleze, indoneziane, kineze mandarin, koreane, ruse, vietnameze

  • Maksimumi i të pranishmëve: 60.082

  • Numri i të pagëzuarve: 478

  • Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 6.076

  • Degët e ftuara: Brazil, Çeki dhe Sllovaki, Finlandë, Francë, Greqi, Indonezi, Kazakistan, Malajzi, Skandinavi, Shtetet e Bashkuara, Vietnam

  • Komente pozitive: Çei Xhi Ong, menaxher i një kompanie që siguroi ushqim për delegatët, u shpreh: «Një pjesëtar i stafit tregoi se nga ky bashkëpunim pa sa të mirë janë Dëshmitarët. Kurse mua më preku sidomos dashuria që kishin për njëri-tjetrin Dëshmitarët koreanë dhe ata nga vende të tjera, edhe pse u takuan për herë të parë. Dukej sikur po takonin prapë miqtë e vjetër. Kam qenë në shumë evente fetare, por ky event i Dëshmitarëve të Jehovait ishte një përvojë e jashtëzakonshme.»

    An San Xhu, anëtare e bordit të Eutteum Tour Agency, tha: «Kur pashë që Dëshmitarët e Jehovait ishin aq të dashur e të qeshur, mendova se do të ishte mirë t’u kujtonim shoferëve tanë të autobusëve t’i imitojnë. Në fillim vrisja mendjen pse janë kaq të mirë, por ndërsa punoja me ta, mrekullohesha kur shihja se e donin dhe e respektonin vërtet njëri-tjetrin, si dhe i zbatonin gjërat që mësonin. Mbeta gojëhapur kur mora vesh se asnjëri nuk paguhej. Kur i shihja që e dëgjonin me vëmendje njëri-tjetrin dhe që përgjigjeshin gjithmonë me një buzëqeshje, fillova të mendoja se si mund të ndryshoja edhe unë. Po të jetë e mundur, do të më pëlqente të bashkëpunoja prapë me Dëshmitarët e Jehovait.»

    Kim Gio Shik, shef i MBC Munhwa Broadcasting Station Dae-jang-geum Theme Park, komentoi: «Ky aktivitet i organizuar nga Dëshmitarët e Jehovait ishte vërtet frymëzues. Megjithëse jam katolik, këtu pashë fiks si duhet të sillen të krishterët e vërtetë. Unë dhe stafi kemi vërejtur se Dëshmitarët ishin bashkëpunues dhe të organizuar. Silleshin mirë me të tjerët dhe madje kërkonin leje për të përdorur qoftë edhe gjërat më të vogla në godinën tonë. Më dukej vetja Dëshmitar i Jehovait dhe ndihesha shumë krenar për ta.»

 

Vëllezër e motra në aeroport përshëndetin me entuziazëm delegatët ndërkombëtarë

Delegatët te stendat, bashkë me një vëlla e motër vendas

Në mëngjes, motrat vendëse mirëpresin delegatët në kongres

Një delegate i bën foto një motre vendëse dhe vajzës së saj të vogël

Një mori njerëzish duke dëgjuar programin e kongresit të shtunën

Një vëlla përdor gjuhën e shenjave me të prekur për t’i interpretuar pyetjet për pagëzim një vëllai që nuk dëgjon e nuk shikon

Tri motra ndjekin me vëmendje kongresin dhe mbajnë shënime

Vëlla Stivën Leti mban fjalimin e fundit të shtunën

Foto nga lart e gjashtë vaskave të pagëzimit pasditen e së shtunës

Shërbëtorë specialë në kohë të plotë nga vende të tjera përshëndetin auditorin në fund të programit, të dielën

Disa Dëshmitarë me veshje popullore bëjnë foto së bashku

Gjatë pritjes për publikun në Bethelin e Koresë, delegatë nga vende të tjera shohin një kolazh me foto të një numri të pafund vëllezërish e motrash që mbetën besnikë ndaj Jehovait ndër vite

Delegatë ndërkombëtarë bëjnë foto me motrat vendëse në një nga turet e planifikuara për ta

Një grup motrash që kërcyen vallen tradicionale koreane buchaechum për delegatët, duke bërë foto