Kalo te përmbajtja

Shtëpia e një familjeje Dëshmitarësh e bërë shkrumb e hi

25 PRILL 2019
KOREJA E JUGUT

Zjarri përpin pyjet në bregdetin lindor të Koresë së Jugut

Zjarri përpin pyjet në bregdetin lindor të Koresë së Jugut

Më 4 prill 2019 ra zjarr i madh në bregdetin lindor të provincës së Kanguanit, Kore e Jugut. Ngaqë zjarri u përhap rrufeshëm, qeveria shpalli emergjencën kombëtare. U dogjën mbi 1.600 hektarë tokë dhe vdiqën 2 veta.

Dega raporton se asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën. Megjithatë, zjarri dëmtoi 8 shtëpitë e 27 vëllezërve e motrave. Nën drejtimin e degës, Komiteti i Ndihmës në Rast Katastrofash dhe mbikëqyrësi qarkor i zonës po bashkëpunojnë me pleqtë e kongregacionit për t’u siguruar inkurajim dhe ndihmë atyre që u prekën nga kjo katastrofë.

Jemi të sigurt se Jehovai do të jetë «strehë dhe forcë» për vëllezërit tanë, «ndihmë që gjendet me lehtësi gjatë vuajtjeve».—Psalmi 46:1.