27 NËNTOR 2012
KOREJA E JUGUT
Dëshmitarët e Jehovait përkujtojnë 100-vjetorin në Kore
SEUL, Kore—Muaji i nëntorit 2012 është i veçantë për më tepër se 100.000 Dëshmitarët e Jehovait në Korenë e Jugut, pasi bëjnë 100 vjet në këtë vend. Me rastin e këtij 100-vjetori, ata po ndërmarrin një fushatë mbarëkombëtare për t’i shpërndarë publikut të gjerë një fletushkë përkujtimore. Fletushka shumëngjyrëshe me katër faqe jep në mënyrë të përmbledhur historinë e Dëshmitarëve të Jehovait në Korenë e Jugut dhe veprimtarinë e tyre aktuale në këtë vend.
Në vitin 1912, përfaqësues të Dëshmitarëve të Jehovait filluan në Kore veprën e tyre të arsimimit biblik. Gjer më sot, ata kanë shtypur gati 700.000 Bibla në gjuhën koreane. Çdo javë drejtojnë mbi 70.000 studime biblike falas. Në mbi 1.300 kongregacionet e atjeshme, Dëshmitarët mbajnë konferenca javore ku jepen mësime nga Bibla dhe hyrja është e lirë për të gjithë. Gjithashtu kanë vite që organizojnë edhe kongrese vjetore duke filluar që nga viti 1954. Programi i tyre paraqitet për publikun e gjerë jo vetëm në gjuhën koreane, por edhe në gjuhën koreane të shenjave që nga viti 1997. Më 2009, Dëshmitarët e Jehovait mbajtën në Seul një kongres ndërkombëtar që e ndoqën mbi 58.000 veta, përfshirë më shumë se 6.500 delegatë nga 11 vende. Zyra e degës e Dëshmitarëve në Seul u themelua në vitin 1953.
Dae-il Hong, një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Kore, thotë: «Ky muaj shënon 100 vjet në shërbim të njerëzve të vendit tonë.» Ai shpjegon: «Besojmë se zbatimi i parimeve biblike sjell martesa më të forta, familje më të lumtura dhe komunitete më të forta. Mezi presim t’i shërbejmë komunitetit edhe për shumë vite të tjera.»
Zëdhënësi për mediat:
J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000
Republika e Koresë: Dae-il Hong, tel. +82 10 3951 0835