Kalo te përmbajtja

30 GUSHT 2018
KOREJA E JUGUT

Gjykata e Lartë në Korenë e Jugut merr në shqyrtim argumentet rreth refuzimit të ushtrisë për shkak të ndërgjegjes

Gjykata e Lartë në Korenë e Jugut merr në shqyrtim argumentet rreth refuzimit të ushtrisë për shkak të ndërgjegjes

Të enjten, më 30 gusht 2018, Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut mbajti një seancë plenare publike për çështjet e tre Dëshmitarëve të Jehovait që refuzojnë shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes. Nga debati i zjarrtë publik i krijuar nga historia e gjatë e burgosjeve të këtyre individëve në Kore, të 13-të gjykatësit i morën në pyetje për katër orë avokatët e Dëshmitarëve dhe të tjerë rreth kësaj çështjeje. Gjykatësit e shqyrtuan në hollësi vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të datës 28 qershor 2018, ku organet legjislative të Koresë urdhëroheshin të krijonin shërbimin alternativ për ata që refuzonin vërtet për shkak të ndërgjegjes, në vend që t’i burgosnin si kriminelë. Avokatët i kërkuan gjykatës t’i shpallnin të pafajshëm tre vëllezërit tanë, duke krijuar kështu një precedent që do t’ua bëjë të qartë gjykatave të shkallëve të ulëta si t’i trajtojnë mbi 900 çështjet e ngjashme që i kanë nën shqyrtim. Tani është në dorën e Gjykatës së Lartë se si dhe kur të marrë vendimin për tri çështjet që morën në shqyrtim gjatë seancës.

Bashkë me më shumë se 100 vëllezërit tanë besnikë që janë ende në burg, vazhdojmë të presim me besim e durim të plotë Perëndinë e shpëtimit tonë.—Mikea 7:7.