Kalo te përmbajtja

1 NËNTOR 2018
KOREJA E JUGUT

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut merr një vendim historik

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut merr një vendim historik

Të enjten, më 1 nëntor 2018, Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut vendosi me 9 vota pro dhe 4 kundër, se refuzimi i shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje nuk përbën krim. Tani bindjet fetare konsiderohen si «bazë e vlefshme» për të mos kryer shërbimin ushtarak. Ky vendim historik i Gjykatës së Lartë të Koresë së Jugut hedh bazën për të shpallur të pafajshëm mbi 900 vëllezër, çështjet e të cilëve janë pezull në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor të Koresë.

Më parë, gjatë këtij viti, Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut vendosi se, deri në dhjetor 2019, duhej siguruar shërbimi alternativ civil për ata që nuk pranojnë shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes.

Gëzohemi dhe lëvdojmë Jehovain për këtë vendim.