Kalo te përmbajtja

12 DHJETOR 2014
KOREJA E JUGUT

Kongreset ndërkombëtare: Dëshmitarët prezantojnë Biblën në Stadiumin e Kupës së Botës në Seul

Kongreset ndërkombëtare: Dëshmitarët prezantojnë Biblën në Stadiumin e Kupës së Botës në Seul

Dejvid Splejni, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezanton botimin e rishikuar Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re, në gjuhën koreane.

SEUL​—Dëshmitarët e Jehovait prezantuan botimin e rishikuar Shkrimet e Shenjta—​Përkthimi Bota e Re në gjuhën koreane në kongresin ndërkombëtar «Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë Mbretërinë e Perëndisë!», në Seul, Kore. Ky kongres u mbajt në Stadiumin e Kupës së Botës, më 6-8 shtator 2014. Iu dhanë Bibla falas të 56.867 të pranishmëve, si edhe 59.091 të tjerëve që ndiqnin me lidhje satelitore nga vendet Busan, Daejeon, Gwangju, Jeju, Suwon dhe Yeosu. Një i pranishëm me emrin Joon-yeong Choi tha: «Momenti më i paharrueshëm i këtij kongresi ishte prezantimi i botimit të rishikuar Përkthimi Bota e Re.»

Programin biblik në stadium e shijuan mbi 56.000 të pranishëm.

Për të ndjekur programin në Seul, erdhën Dëshmitarë nga Filipinet, Finlanda, Kanadaja, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara. Dae-il Hong, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Kore, tha: «Punuam fort për të përgatitur këtë kongres emocionues dhe arsimues, dhe shkoi shumë më mirë nga ç’prisnim. Ishte nder të organizonim këtë rast të veçantë.»

Skulptura të Biblës si dekor në fushë.

Auditori në Stadiumin e Kupës së Botës në Seul u entuziazmua kur pa tri skulptura të mëdha në fushë në formë Bible që u kthyen në vaska pagëzimi. Në Seul u pagëzuan 630 veta, kurse në vendet që e ndiqnin programin me lidhje satelitore u pagëzuan 596. Gjithsej ishin 1.226 të pagëzuar.

Skulptura të Biblës që u përdorën si vaska pagëzimi.

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Republika e Koresë: Dae-il Hong, tel. +82 31 690 0033