Ngjarje historike në Korenë e Jugut
18 TETOR 2016—Për herë të parë, Gjykata e Apelit në Guanxhu shpall të pafajshëm 3 të rinj që refuzuan shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes
14 JANAR 2015—CCPR-ja vendos se Koreja e Jugut ka shkelur të drejtat e 50 Dëshmitarëve që refuzuan ushtrinë për shkak të ndërgjegjes, «duke i burgosur në mënyrë arbitrare»
25 TETOR 2012—CCPR-ja vendos se 388 Dëshmitarëve që refuzuan ushtrinë për shkak të ndërgjegjes u është cenuar liria e ndërgjegjes
30 GUSHT 2011—Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin që dënon ata që refuzojnë shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes
24 MARS 2011—Pasi shqyrtoi dokumente nga 100 Dëshmitarë, CCPR-ja vendos se një individ ka të drejtë të refuzojë shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes
23 MARS 2010—CCPR-ja vendos se është shkelur liria e ndërgjegjes në rastin e paraqitur nga 11 persona që nuk ishin Dëshmitarë dhe kishin refuzuar shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes
15 JANAR 2009—Raporti presidencial konfirmon se qeveria është përgjegjëse për vdekjen e pesë Dëshmitarëve nën kujdesin e saj gjatë viteve 1975-1985, të cilët refuzonin të kryenin ushtrinë për shkak të ndërgjegjes
3 NËNTOR 2006—Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (CCPR) vendos se Koreja e Jugut kishte shkelur të drejtat e dy Dëshmitarëve që refuzonin të kryenin shërbimin ushtarak për arsye ndërgjegjeje
26 GUSHT 2004—Gjykata Kushtetuese e konsideron të ligjshme të dënosh ata që refuzojnë ushtrinë për arsye ndërgjegjeje
1975—Qeveria nis rekrutimin e detyrueshëm ushtarak, që kërkonte pjesëmarrje 100 për qind
1973—Qeveria fillon torturat ndaj Dëshmitarëve të burgosur, të cilat vazhduan deri në mes të viteve 90
1953—Qeveria burgos Dëshmitarin e parë i cili refuzon të kryejë ushtrinë për arsye ndërgjegjeje
30 TETOR 1952—Qeveria regjistron The Watch Tower Songso Chaekja Hyuphoi of Korea