Kalo te përmbajtja

28 QERSHOR 2018
KOREJA E JUGUT

Vendim historik i Gjykatës Kushtetuese të Koresë së Jugut: Mungesa e shërbimit alternativ është antikushtetuese

Vendim historik i Gjykatës Kushtetuese të Koresë së Jugut: Mungesa e shërbimit alternativ është antikushtetuese

Më 28 qershor 2018, për herë të parë në historinë e Koresë së Jugut, Gjykata Kushtetuese shpalli një pjesë të Ligjit për Shërbimin Ushtarak të Koresë (LSHU) si antikushtetuese, meqë ky ligj nuk parashikonte shërbimin alternativ për këdo që nuk pranonte të kryente shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes. Ky vendim është shumë i rëndësishëm, sepse tani është e mundur të ndryshojë një politikë 65-vjeçare e cila, duke u bazuar në këtë ligj (LSHU), burgoste këdo që nuk pranonte shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes.

Që nga viti 1953, më shumë se 19.300 vëllezër janë dënuar në total me mbi 36.700 vjet burgim. Tani, ky vendim bën të mundur që Gjykata e Lartë ta zbatojë ligjin për çështjet e refuzimit të shërbimit ushtarak për shkak të ndërgjegjes. Gjithashtu, ligjvënësit e Koresë së Jugut janë të detyruar që, brenda 31 dhjetorit 2019, të mundësojnë shërbimin alternativ për këdo që nuk pranon shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes.

Gëzojmë bashkë me vëllezërit tanë në Kore që është marrë hapi i parë për t’i dhënë fund një padrejtësie dhjetëravjeçare.​—Proverbat 15:30.