Kalo te përmbajtja

Ndërtesa pothuajse të shkatërruara në rrugën kryesore të Petrinjës, Kroaci

8 JANAR 2021
KROACI

Një tërmet i fuqishëm shkakton dëme të mëdha në Kroaci

Një tërmet i fuqishëm shkakton dëme të mëdha në Kroaci

Vendi

Pranë qytezës së Petrinjës, 50 kilometra në jug të Zagrebit, Kroaci

Katastrofa

  • Më 29 dhjetor 2020, Kroacia u godit nga një tërmet me magnitudë 6,4 ballë. Ky është tërmeti më i fuqishëm i dokumentuar në historinë e këtij vendi

Si ndikoi te motrat e vëllezërit tanë

  • Asnjë nga 91 lajmëtarët që jetojnë në zonë, nuk është lënduar

  • 29 lajmëtarë u evakuan

Prona të dëmtuara

  • 9 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 16 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • Salla e Mbretërisë në Sisak pësoi dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Dega e Kroacisë formoi një Komitet të Ndihmës në Rast Katastrofash. Ndërsa u binden masave parandaluese kundër COVID-19, komiteti po bashkëpunon me 2 mbikëqyrës qarkorë dhe me pleqtë vendës, që të organizojnë punën për të dhënë ndihmën e nevojshme e për t’u dhënë zemër nga Shkrimet të prekurve. Gjithashtu kanë ndihmuar lajmëtarët e evakuar të gjejnë strehim të përkohshëm

Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’u japë vëllezërve tanë forcën e domosdoshme për të përballuar këto kohë stresuese.—1 Pjetrit 5:10.