Kalo te përmbajtja

14 JANAR 2015
KROACI

Dëshmitarët mirëpriten në Panairin e famshëm Ndërkombëtar të Librit në Kroaci

Dëshmitarët mirëpriten në Panairin e famshëm Ndërkombëtar të Librit në Kroaci

ZAGREB, Kroaci​—Më 11 deri 16 nëntor 2014, Dëshmitarët e Jehovait morën pjesë për herë të parë te Panairi i famshëm Ndërkombëtar i Librit dhe i Mjeteve Mësimore​—Interliber. Ky rast i përvitshëm mbledh qindra pjesëmarrës të fushës së botimit e të arsimimit, dhe vlerësohet si një nga panairet më të rëndësishme në Kroaci. Këtë vit panairin e vizitoi një numër rekord prej rreth 130.000 vetash.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, dr. Ivo Josipoviç, viziton sektorin e Dëshmitarëve dhe merr literaturë.

Mes atyre që vizituan sektorin e Dëshmitarëve ishte dr. Ivo Josipoviç, presidenti i Republikës së Kroacisë. Pasi përshëndeti vullnetarët Dëshmitarë, ai zgjodhi këto botime që flasin për shkencën dhe Biblën: Origjina e jetës: Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh, A u krijua jeta? dhe Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?

«Këndi i fëmijëve» përfshinte filma vizatimorë nga siti jw.org dhe botime të bëra enkas për të rinjtë dhe prindërit.

Diçka mjaft e pëlqyer ishte «këndi i fëmijëve», ku vizitorët mund të shihnin filma vizatimorë nga siti zyrtar i Dëshmitarëve të Jehovait, jw.org, që janë bërë enkas për t’i edukuar fëmijët nëpërmjet Biblës. Ndër librat që vizitorët zgjidhnin më tepër, ishin vëllimet me titull Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, të cilat ofrojnë këshilla për të rinjtë dhe për prindërit.

Josip Liović, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Kroaci, tha: «Jemi shumë të emocionuar që na pritën kaq ngrohtë në Interliber. Në panair patëm më shumë sukses nga ç’mendonim, pasi vizitorët morën më tepër se 7.500 botime. Presim me padurim të vijmë sërish në panair vitin e ardhshëm.»

Zëdhënësi(t) për median:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000

Kroaci: Josip Liović, tel. +385 91 5336 511