Kalo te përmbajtja

Erërat e forta të uraganit Oskar shkatërruan një vend mbledhjeje që përdorej nga vëllezërit dhe motrat e qytetit të Makambos, San-Antonio-del-Sur, Kubë

6 NËNTOR 2024
KUBË

Uragani Oskar sjell dëme të mëdha në Kubë

Uragani Oskar sjell dëme të mëdha në Kubë

Më 20 tetor 2024, uragani Oskar goditi qytetin e Barakoas, në provincën e Guantanamos, në lindje të Kubës. Uragani i kategorisë 1 shkaktoi erëra me shpejtësi 120 kilometra në orë që paralizuan sistemin elektrik të rajonit. Në disa zona të Kubës Lindore, sasia e shiut që ra, arriti deri në 38 centimetra, duke përmbytur shtëpi e biznese dhe duke shkatërruar të mbjellat. Në këtë provincë u dëmtuan më shumë se 2.000 shtëpi dhe të paktën 7 veta humbën jetën.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Mjerisht, 1 motër e moshuar humbi jetën

  • 2 lajmëtarë pësuan lëndime të lehta

  • 14 lajmëtarë u evakuan

  • 13 shtëpi u shkatërruan, 2 prej të cilave përdoreshin për mbledhjet e kongregacionit

  • 22 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 5 shtëpi pësuan dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Përfaqësues nga zyra e degës, mbikëqyrës qarkorë dhe pleq vendës po japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike

  • Janë ngritur 2 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar punën për dhënien e ndihmës

Shkatërrimi dhe jetët që mori ky uragan na trishtojnë thellë. Megjithatë, jemi të sigurt se Ati ynë qiellor, Jehovai, do t’u rrijë pranë të gjithë atyre që mbështeten tek ai.—Psalmi 55:22.