7 QERSHOR 2018
KUBË
Një familje Dëshmitarësh humb jetën në një aksident ajror në Kubë
Të premten më 18 maj 2018, një avion Boeing 737 u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti i Havanës në Kubë. Nga 113 pasagjerët në bord, vetëm një person mbijetoi. Ky është aksidenti më i rëndë ajror që ka ndodhur në vend, prej shumë vitesh.
Mjerisht, mes atyre që humbën jetën ishin edhe tre Dëshmitarë të Jehovait (babai, nëna dhe djali 22-vjeçar). Funerali i tyre u mbajt të shtunën më 26 maj 2018.
Pleqtë e krishterë vendës po mbështetin emocionalisht dhe po ngushëllojnë nga Bibla miqtë dhe familjarët e viktimave. Edhe autoritetet vendëse kanë ofruar me dashamirësi ndihmë praktike. Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë ‘të ngushëllojë të gjithë ata që mbajnë zi’ gjatë kësaj kohe të vështirë.—Isaia 61:1, 2.