Kalo te përmbajtja

Ndërtesa e re për shkollat teokratike në Madagaskar përbëhet nga një godinë ku janë klasat (majtas) dhe një godinë banimi (djathtas)

5 KORRIK 2023
MADAGASKAR

Në Madagaskar kushtohet një godinë e re për shkollat teokratike

Në Madagaskar kushtohet një godinë e re për shkollat teokratike

Më 27 maj 2023, në Antananarivo, Madagaskar, u kushtua një godinë e re për shkollat teokratike. Ky event special u zhvillua në një Sallë Mbretërie aty pranë. Vëllai Keneth Kuk, anëtar i Trupit Udhëheqës, bëri fjalimin e kushtimit me temë «Një godinë për lavdi të Jehovait». Ditën pasuese, në një Sallë Asambleje vendëse u mbajt një program special, që u transmetua për një auditor prej më shumë se 45.000 vetash.

Vëllai Keneth Kuk (majtas) duke mbajtur fjalimin e kushtimit me një përkthyes

Që nga dhjetori i vitit 1999, shkollat teokratike zhvilloheshin në degën e Madagaskarit. Por, me kalimin e kohës, në degë nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për të strehuar vëllezërit e motrat e shumtë që ishin të gatshëm të merrnin më tepër stërvitje. Në korrik të 2020-s, vëllezërit blenë një pronë prej 1.348 metrash katrorë, e cila ndodhej dy hapa nga dega. Pak pas kësaj nisi menjëherë ndërtimi. Pavarësisht nga kufizimet që solli pandemia COVID-19, projekti përfundoi në më pak se 2 vjet. Në pronë u ndërtuan 2 godina: në një prej tyre do të mbahen shkollat teokratike, kurse në tjetrën do të strehohen studentët dhe instruktorët. Këtu do të zhvillohen Shkolla për Ungjillëzuesit e Mbretërisë dhe Shkolla për Mbikëqyrësit Qarkorë dhe Gratë e Tyre.

Ndërsa vëllezërit e motrat vazhdojnë të stërviten në këto shkolla teokratike, arsimimi që marrin prej tyre do t’i ndihmojë ‘të shpjegojnë gjërat e Perëndisë me fjalët e frymës’.—1 Korintasve 2:13.