Kalo te përmbajtja

Vëllezër e motra anembanë Madagaskarit marrin me shumë mirënjohje Biblën—Ungjilli sipas Mateut në gjuhët tandroi, tankarane dhe vezo (nga e majta në të djathtë)

19 JANAR 2024
MADAGASKAR

Prezantohet Bibla—Ungjilli sipas Mateut në 3 gjuhë në Madagaskar

Prezantohet Bibla—Ungjilli sipas Mateut në 3 gjuhë në Madagaskar

Më 7 janar 2024, u prezantua Bibla—Ungjilli sipas Mateut në gjuhët tandroi, tankarane dhe vezo. U mbajtën programe speciale në 3 rajone të ndryshme të Madagaskarit, në vende ku fliten gjerësisht këto gjuhë. Të pranishmit në auditor morën një kopje të shtypur të librit. Botimi u vu në dispozicion edhe në formatin elektronik.

Tandroi

Vëlla Pol Rahajanirina, një anëtar i Komitetit të Degës në Madagaskar, prezantoi Biblën—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën tandroi para një auditori prej 442 vetash që ishin mbledhur në një Sallë Mbretërie në qytetin e Ambovombes. Gjithashtu, 681 veta e ndoqën programin nëpërmjet videokonferencës. Aktualisht, 662 vëllezër e motra shërbejnë në 25 kongregacione e grupe të gjuhës tandroi në Madagaskar.

Tankarane

Vëlla Roland Rafalibera, një anëtar i Komitetit të Degës, prezantoi Biblën—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën tankarane gjatë një programi special që u mbajt në një Sallë Asamblesh, në qytetin e Antsirananës. Ishin të pranishëm 904 vëllezër e motra dhe 1.218 të tjerë u lidhën nëpërmjet videokonferencës. Mbi 1.000 vëllezër e motra shërbejnë në 28 kongregacione e grupe të gjuhës tankarane në Madagaskar.

Vezo

Bibla—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën vezo u prezantua nga vëlla Kristofer Tomasi, një anëtar i Komitetit të Degës, gjatë një programi special që u mbajt në një Sallë Mbretërie, në qytetin e Toliarës. Rreth 1.290 vëllezër e motra ndoqën fizikisht programin, dhe 305 veta u lidhën nëpërmjet videokonferencës. Në total, 706 vëllezër e motra shërbejnë në 20 kongregacione e grupe të gjuhës vezo.

Edhe pse programet u mbajtën në vende të ndryshme, të gjithë motrat e vëllezërit tanë ishin të lumtur e mirënjohës që morën një përkthim të librit të Mateut në gjuhën e tyre, i cili është i qartë, i saktë dhe kollaj për t’u lexuar.

E falënderojmë Jehovain që vëllezërit e motrat në Madagaskar që flasin këto gjuhë, kanë marrë një përkthim të Biblës që do t’i ndihmojë t’i japin lavdi Perëndisë e të forcojnë besimin.—Mateu 5:3.