Kalo te përmbajtja

25 JANAR 2018
MADAGASKAR

Cikloni Ava rrënon Madagaskarin

Cikloni Ava rrënon Madagaskarin

Madagaskari po merr veten pas ciklonit shkatërrimtar Ava, i cili goditi vendin më 5 janar 2018. Autoritetet kanë raportuar se të paktën 51 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë u shpërngulën.

Sipas vlerësimeve të para nga zyra e degës e Madagaskarit, asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën nga kjo stuhi. Megjithatë janë dëmtuar ose shkatërruar të paktën 45 shtëpi dhe 6 Salla Mbretërie. Stuhia ka prishur edhe të mbjellat që shërbejnë si mjet jetese për shumë lajmëtarë vendës. Që lajmëtarëve të prekur t’u plotësoheshin nevojat urgjente, si ushqime, veshje dhe strehim i përkohshëm, u ngrit një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash. Gjithashtu, dy vëllezër nga zyra e degës udhëtuan për në zonën e katastrofës dhe mbajtën një mbledhje speciale për t’u dhënë inkurajim nga Shkrimet të gjitha familjeve të prekura nga cikloni.

Trupi Udhëheqës mbikëqyr dhënien e ndihmës në rast katastrofash, ku përfshihet edhe ndihma pas këtij cikloni, duke përdorur fondet e dhuruara për veprën globale të predikimit të Dëshmitarëve. Lutemi që Jehovai të vazhdojë të jetë një kala e sigurt për vëllezërit e motrat tona në Madagaskar gjatë kësaj periudhe.—Psalmi 9:9, 10

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Madagaskar: Riner Rakotomalala, +261-33-37-012-91