Kalo te përmbajtja

9 QERSHOR 2022
MALAJZI

Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re botohen në gjuhën ibane

Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re botohen në gjuhën ibane

Më 5 qershor 2022 u prezantuan Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën ibane. Shumë vëllezër e motra u mblodhën nëpër Sallat e Mbretërisë që të shihnin programin e regjistruar paraprakisht. Të tjerë e ndoqën programin nëpërmjet videokonferencës. Botimet e shtypura do të jenë në dispozicion në korrik ose gusht 2022.

Ndërsa përgatitej për përkthimin e Biblës, skuadra e përkthimit duhej të merrte në konsideratë ndryshimet mes dialekteve të gjuhës ibane që fliten në zona të ndryshme. Një grup me lexues nga disa rajone e lexonin tekstin dhe i ndihmonin përkthyesit të zgjidhnin variantin që kuptohej nga shumica e ibanfolësve.

Ky përkthim i fundit do t’i ndihmojë lajmëtarët t’i shpjegojnë saktë të vërtetat e Biblës në shërbim. Për shembull, në të kaluarën lajmëtarët e kishin të vështirë të shpjegonin Gjonin 4:24, ku thuhet pjesërisht: «Ata që e adhurojnë [Perëndinë], duhet ta adhurojnë me frymë dhe të vërtetë.» Biblat e mëparshme në gjuhën ibane, fjalën «frymë» e përkthenin gabim me një fjalë që do të thotë «fryma e të vdekurve». Ndaj, të interesuarit e kishin të vështirë të kuptonin si duhej adhuruar Perëndia.

Një pjesëtar i skuadrës së përkthimit tha për vlerën e këtij botimi të ri: «Fakti që kemi në gjuhën tonë Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re tregon qartë sa shumë i do Jehovai të gjithë njerëzit.»

Lutemi që ky botim i ri i Biblës të ndihmojë edhe më shumë ibanfolës ta kuptojnë më mirë Biblën, t’i afrohen Jehovait dhe të lëvdojnë emrin e tij.—Psalmi 117:1.