11 GUSHT 2021
MALAVI
Libri i Mateut del në gjuhën malave të shenjave
Më 8 gusht 2021, vëlla Mark Hatçinsëni, anëtar i Komitetit të Degës në Malavi, prezantoi botimin Bibla—Ungjilli sipas Mateut, në gjuhën malave të shenjave. Ky është libri i parë nga Bibla i botuar ndonjëherë në këtë gjuhë.
Ky botim u prezantua gjatë një programi të regjistruar paraprakisht dhe u transmetua streaming në gjithë territorin e degës. Gjithashtu u transmetua në një televizion dhe në një radio vendëse.
Kongregacioni i parë i gjuhës së shenjave u formua në vitin 2005 në Lilongvë. Më 2009 filluan të përktheheshin botime në gjuhën malave të shenjave. Që atëherë, në këtë gjuhë janë përkthyer 34 botime. Tani ka 5 skuadra përkthimi, me 21 përkthyes.
Një nga përkthyesit që nuk flet e nuk dëgjon, i cili punoi me projektin, tha: «Kemi nxjerrë dobi nga shkrimet që kishim në botimet tona. Por tani mund të nxjerrim dobi edhe nga konteksti i vargjeve të Biblës, si gjatë studimit tonë personal, edhe në shërbim.»
Një shembull që tregon sa i qartë është ky përkthim, është Mateu 22:44. Një përkthyes shpjegon: «Në përkthime të tjera të Biblës ky varg thotë: ‘Zotëria i tha Zotërisë tim.’ Për shkak të këtyre fjalëve, disa mendonin se Jehovai dhe Jezui janë një person. Në këtë përkthim është e qartë se Jehovai po flet me Zotërinë Jezu.»
Lutemi që kjo dhuratë për vëllezërit e motrat në Malavi do t’u forcojë miqësinë me dhënësin e ‘çdo dhurate të përsosur’, Jehovain.—Jakovi 1:17.