Kalo te përmbajtja

13 QERSHOR 2017
MALAVI

Dy fëmijë të Dëshmitarëve të Jehovait rikthehen në shkollë, pasi ishin përjashtuar për çështje ndërgjegjeje

Dy fëmijë të Dëshmitarëve të Jehovait rikthehen në shkollë, pasi ishin përjashtuar për çështje ndërgjegjeje

LILONGVË, Malavi—Më 3 maj 2017, Aron Mankhamba, 18 vjeç dhe Hastings Mtambalika, 15 vjeç, dy fëmijë të Dëshmitarëve të Jehovait, u lejuan të riktheheshin në shkollë. Ata ishin përjashtuar nga një shkollë në Khombe ngaqë s’kishin pranuar të këndonin himnin kombëtar gjatë një mbledhjeje në shkollë. Që prej 13 shkurtit 2017, të dy nxënësve u ishte ndaluar pjesëmarrja në mësim. Pasi prindërit e tyre dhe përfaqësues nga zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait e parashtruan çështjen te drejtuesit e shkollës, djemtë u pranuan në shkollë.

Gjatë bisedave me drejtuesit e shkollës, përfaqësuesit e zyrës së degës iu referuan dy letrave nga qeveria e Malavisë. Në një letër të vitit 1997, e cila u drejtohej Dëshmitarëve të Jehovait në Malavi, thuhej se atyre u njihej zyrtarisht e drejta për të mos kënduar himnin kombëtar. Letra tjetër e 2017-s, nxiste mësuesit që të respektonin lirinë fetare të nxënësve.

Hastingsi shpjegon se u pranua në një moment shumë vendimtar të vitit shkollor, pasi po afronin provimet shtetërore. Ai shprehet: «Ishim shumë në merak se nuk do të merrnim pjesë në provime dhe kjo mundësi të vjen vetëm një herë në vit.» Pa këto provime, nxënësve do t’u duhej të përsëritnin vitin shkollor.

Agustin Semo, një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Malavi, thotë: «Nxënësit janë shumë të kënaqur që ndërgjegjja e tyre është respektuar, dhe i jemi mirënjohës administratës shkollore që vendosi të mbronte lirinë e fesë e lejoi nxënësit të ktheheshin në shkollë.»

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Malavi: Agustin Semo, +265-1-762-111