Kalo te përmbajtja

Duke predikuar në Maltë para pandemisë

7 SHKURT 2022
MALTË

Dëshmitarët e Jehovait regjistrohen ligjërisht në Maltë

Dëshmitarët e Jehovait regjistrohen ligjërisht në Maltë

Kohët e fundit në Maltë u regjistrua si organizatë një ent i ri ligjor: Dëshmitarët e Jehovait në Maltë (JW-Malta). Më 28 dhjetor 2021, JW-Malta mori Certifikatën e Regjistrimit si Person Juridik. a

Vepra e Dëshmitarëve të Jehovait në Maltë ka qenë e organizuar që në vitet 70. Megjithatë, për dekada të tëra kongregacionet njiheshin pak ose aspak ligjërisht. Për këtë arsye ishte shumë e vështirë që kongregacionet të zotëronin një pronë a madje të hapnin një llogari bankare. Më 1994, Shoqata Ndërkombëtare e Studentëve të Biblës (IBSA) u bë një shoqatë e paregjistruar në Maltë. Kjo i jepte IBSA-së disa të drejta, por këto ishin shumë të kufizuara. Tani njohja ligjore që ka marrë JW-Malta e lehtëson punën e zyrës së vendit dhe të kongregacioneve në Maltë.

Duke menduar për regjistrimin e kohëve të fundit, vëlla Xho Magri, anëtar i Komitetit të Vendit në Maltë, tha: «Ka qenë shumë besimforcuese të shihje si na ka ndihmuar Jehovai të marrim këtë status ligjor. Na bekoi nëpërmjet vëllezërve të Repartit Ligjor në Britani dhe në selinë botërore që na ndihmuan të regjistroheshim ligjërisht. Jemi shumë të lumtur që kemi mundësi të çojmë përpara veprën e Mbretërisë dhe të lëvdojmë Jehovain edhe më plotësisht tani që emri i tij është pjesë e entit të ri ligjor.»

Tabela JW-Malta mbi hyrjen për në zyrën e vendit në Maltë

Aktualisht në Maltë ka mbi 800 Dëshmitarë që shërbejnë në 11 kongregacione. Gëzojmë që vepra ‘e predikimit për Mbretërinë e Perëndisë’ që nisi në Maltë apostulli Pavël thuajse 2.000 vjet më parë, vazhdon të përparojë «pa asnjë pengesë».—Veprat 28:1, 30, 31.

a Sipas ligjit, termi «person juridik» përfshin individë, kompani dhe organizata.