Kalo te përmbajtja

18 NËNTOR 2019
MAQEDONIA E VERIUT

‘Kalojnë në Maqedoni’ për një fushatë speciale predikimi

‘Kalojnë në Maqedoni’ për një fushatë speciale predikimi

Dega e Maqedonisë së Veriut organizoi një fushatë speciale predikimi nga 1 gushti deri më 31 tetor 2019. Synimi ishte t’u flitnin për mesazhin e Biblës atyre që flasin maqedonisht ose shqip në territorin e degës së tyre.

Në Maqedoninë e Veriut, maqedonishten e flasin mbi 1,3 milionë veta, ndërsa shqipen më tepër se gjysmë milion. Megjithatë, nga 1.300 lajmëtarët në vend, gati 1.000 janë në fushën e gjuhës maqedonase, dhe vetëm 20 në fushën e gjuhës shqipe. Për të mbështetur lajmëtarët në vend, në fushatë morën pjesë 476 vullnetarë nga shtatë vende: Austria, Belgjika, Gjermania, Italia, Suedia, Shqipëria dhe Zvicra.

Libri Çfarë mëson vërtet Bibla? në maqedonisht, që bariu e kishte marrë para dhjetë vjetësh

Gjatë fushatës, një vëlla takoi në rrugë një bari dhish. Kur bariu kuptoi se po fliste me një Dëshmitar të Jehovait, futi dorën në çantë dhe nxori librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Ai shpjegoi se e kishte marrë para dhjetë vjetësh gjatë një fushate speciale predikimi kur e kishin vizituar disa Dëshmitarë nga Italia. Tha edhe se e lexonte çdo ditë librin, madje disa kapituj i kishte mësuar përmendsh. Vëllezërit morën masa që ta takojnë prapë.

Mbështetja e madhe e vëllezërve dhe e motrave që flasin maqedonisht dhe shqip, na kujton gatishmërinë e Pavlit që pranoi caktimin ‘për të kaluar në Maqedoni’.—Veprat 16:9.